Gazetari Ervin Leka ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ku u vra Pëllumb Meta nga fëmijët e tij.
Gazetari Leka në emisionin “Real Story” në ABC News tha se edhe bashkëshortja e Pëllumb Metës, Blerina Meta dyshohet e përfshirë në krim dhe se për këtë vijojnë hetimet.
Gjithashtu pritet që të dalë rezultati i ekspertizës së armës për të zbardhur më shumë detaje nga ngjarja e rëndë.
“Policia e Durrësit po vijon hetimet dhe asnjëherë nuk është përjashtuar edhe mundësia se bashkëshortja e Pëllumb metës mund te jetë përfshirë dhe të ketë pasur rolin e ekzekutorit. Prokuroria nuk e ka arrestuar për të parë detaje të tjera, nëse do të dalin nga Blerina Meta. Sipas grupit hetimor dhe Prokurorisë nuk është i besueshëm versioni se ajo nuk është e përfshirë në këtë krim. Asnjëri prej fëmijëve nuk ka përfshirë nënën duke thënë se nuk ka lidhje me krimin, por duket se policia dyshon të kundërtën dhe për këtë vijojnë hetimet”, tha ndër të tjera gazetari Leka.