Sarandë, vdekja e biznesmenit/ Policia: humbi jetën si pasojë e një shpërthimi

Më të fundit


Policia ka dalë në një njoftim në lidhje me vdekjen e biznesmenit Armando Nelaj në Sarandë pak ditë më parë.

Në njoftimin e policisë thuhet se 52-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi, ndërsa theksohet se pritet akti i ekspertimit.

Viktima i veshur si palombar, ishte zhytur 100 metër larg Portit Detar në momentin që dyshohet se i shpërtheu bombola e oksigjenit. Nelaj i gjymtuar në pjesën më të madhe të trupit u nxor në breg nga dy turist të rastësishëm, që kaluan me gomone aty pranë ndërsa ndërroj jetë pak çaste më vonë.

Identifikimi i tij u bë i mundur pasditen e se martës kur vëllai i viktimës, e denoncoj atë në Komisariatin e Policisë Sarandë pasi nuk i përgjigjej në telefon. Pasi oficerët i kanë treguar foton e viktimës së gjymtuar ai e ka njohur të vëllain nga tatuazhi në qafë.

Palombarët e Reneas gjatë kërkimeve në gjirin e Sarandës, kanë gjetur materiale  të  cilat hapin pistën e shpërthimit të një lëndë plasëse , dhe janë dërguar për ekspertizë në Tiranë.

52-vjeçari prej 13 vitesh operonte si sipërmarrës ndërtimi në Sarandë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 24.06.2024, informojmë se Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori, pasi në afërsi të Portit Detar Sarandë, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi, ndërkohë që notonte në det, pranë gomones së tij, shtetasi Armando Nelaj 52 vjeç, banues në Sarandë. Në vijim, pritet akti i ekspertimit për arsyen e shpërthimit. Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.



Skip to toolbar