Sejko: 2023 u mbyll me 3.5% rritje ekonomike, objektiv mbetet lufta kundër inflacionit

EKONOMI


Paraditen e kësaj të Premteje u zhvillua Mbledhja e Nivelit të Lartë të Konstituencës së Fondit Monetar Ndëkombëtar dhe Bankës Botërore. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko bëri një përmbledhje të shkurtër të bilanceve për vitin 2023, duke e cilësuar si vitin me rritjen më të madhe ekonomike, kjo edhe falë turizmit që shënoi shifra tejet të larta.

Realiteti ekonomik i viteve të fundit ka qenë sfidues. Pandemia 2020-2021 dhe pasojat e agresionit ushtarak në Ukrianë kanë qenë mjaft serioze. Ne kemi arritur të sigurojmë rritjen ekonomike, kemi bërë progres me reduktimin e inflacionit dhe kemi ruajtur stabilitetin ekonomik. Viti 2023 u mbyll me 3.5% rritje ekonomike, me një borxh të huaj, publik poshtë niveleve që kishim para goditjeve. Inflacioni zbriti në 4% ndërsa treguesit financiarë mbetën pozitivë. Shqipëria mirëpriti 10 mln vizitorë duke u ngjitur në vendin e tretë në botë për rritjen e turizmit, edhe me numrin më të lartë të investimeve direkte. “

Sipas Sejkos objektivi kryesor i bankës qendrore në vend duhet të jetë mbajtja nën kontroll e niveleve të inflacionit.

Banka e Shqipërisë ka dhënë kontributin e saj në historinë e këtij suksesi. Në koherencë të plotë me këtë, mbikëqyra e sektorit banker, inovacioni i shërbimeve ka bërë që të stabilizohet ekonomia e vendit. Eksperienca e viteve të fundit na kanë mësuar se sfidat sado të larta të duken, nuk do mungojnë as në të ardhmen. Prej kohësh tashmë, efektet e plakjes së popullsisë, kufizimet e fuqisë punëtore, efektet e ndryshimieve klimatike po bëhen sfida.

Të krijojmë ekonomi më efiçente, inovatore dhe gjithëpërfshirëse. Bankat Qendrore duhet ta çojnë deri në fund luftën kundër inflacionit, duhet të marrim masa për ta vënë objektiv si parakusht për mirëqenien e qytetarëve. Në fokus janë edhe politikat financiare me fokus të dyfishtë si dhe trajtimi i hershëm i rreziqeve ndaj stabilitetit financar. Përkrahja e inovacionit dhe rikualifikimin e vazhdueshëm të fuqisë punëtore, mbylljen e boshllëqeve të investimeve në infrastrukturë dhe nxitjen e tyre. Në mbylje, dua t’ju falenderoj për pjesëmarrjen dhe shpreh bindjen se ky forum do na ndihmojë për përqasje më efiçente dhe koherente”, tha Sejko gjatë konferencës.



Skip to toolbar