Sekuestro pronash? Unë nuk kam asnjë metër tokë

Më të fundit


Ish-deputeti Arben Ndoka ka reaguar në mënyrë të menjëhershme lidhur me lajmin se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar sekuestro të pasurisë së tij.

Ndoka thotë se këto lajme janë të pabaza dhe se nuk ka asnjë metër toke askund të sekuestruar apo të pa sekuestruar.

“Shpesh herë viteve të fundit që pas angazhimit tim në politikë, akuzat ndaj meje hiperbolizohen. Nuk e di ku janë këto prona që më paskan konfiskuar mua, kur unë nuk kam asnjë metër toke askund.

Pse nuk e dokumentoni me fakte atëherë meqenëse me papërgjegjshmërinë më të madhe postoni lajme të tilla mediokre? Prokuroria mund të sekuestrojë dhe detin Adriatik, por unë nuk kam asnjë metër toke të sekuestruar e as të pa sekuestruar. Nuk ka shans as prokuroria, as portalet, as oficerët gjyqësor profesionist të konstatojnë prona apo firma të falsifikuara që kanë të bëjnë me mua. Akuzat ndaj meje dhe arrestimi im dihet ku e ka bazën..!” – shkruan Ndoka



Skip to toolbar