Policia bullgare në pikën doganore që lidhet me shtetin turk, ka sekuestruar 288 kg heroinë në ngarkesën e një kamioni, që vinte nga Irani përmes Turqisë.
Policia arrestoi dy persona, shoferin e kamionit një shtetas iranian dhe një shtetas turk, që ishte shoqëruesi i tij. Droga ishte e ndarë në 144 pako dhe ishte fshehur në dyshemenë dhe tavanin e një makine, që po transportohej brenda kamionit.
Droga u gjet pas skanimit të ngarkesë me rreze X. Dy të arrestuarit përballen me akuzën me burg nga 15 deri në 20 vjet.
Bullgaria është quajtur ndryshe edhe si “rruga e drogës” për narko-trafikantët nga Ballkani dhe Lindja e Mesme drejt Europës Perëndimore.