Selfie pa maskë në plazh, gjobitet presidenti i Kilit

CORONAVIRUS


Presidentii Kilit Sebastian Pinera u përball me një gjobë prej 3,500 dollarë të Premten pasi pozoi për një selfie në plazh me një kalimtar të rastit pa vendosur një maskë siç kërkohen gjatë pandemisë së virusit koronavirus, thanë autoritetet shëndetësore.

Kili ka rregulla të rrepta për mbajtjen e maskave në të gjitha vendet publike dhe shkeljet dënohen me sanksione që përfshijnë gjoba dhe madje edhe burgime.
Presidenti shpjegoi se ai kishte ecur vetëm përgjatë plazhit pranë shtëpisë së tij në qytetin bregdetar kilian të Cachagua kur një grua e njohu atë dhe kërkoi një foto së bashku.


Fotoja tregon presidentin dhe gruan që qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit në një ditë me diell, pa maska. Sipas mediave vendase edhe disa muaj më parë presidenti u pa duke thyer rregullat e pandemisë se coronavirusit duke mbështetur disa protestues.

Virusi arriti kulmin në Kili në maj dhe qershor, gjatë dimrit të hemisferës jugore, pastaj u qetësua deri në nëntor. Rastet janë në rritje përsëri, megjithatë, duke shkaktuar kufizime të reja dhe karantina. Kili ka raportuar 581,135 raste të virusit që nga fillimi i shpërthimit në mars dhe 16,051 vdekje nga sëmundja.




Skip to toolbar