“Serbët nuk mund të durojnë më!”. Vuçiç: Albin Kurti ëndërron të jetë Zelensky

KOSOVA


“Detyra e KFOR është të ndalojë aktet e njëanshme të Prishtinës dhe jo të pengojë punonjësit të hyjnë në ndërtesat komunale”. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic reagoi me këto fjalë, ndaj zhvillimeve në veriun e Kosovës. Teksa theksoi se forcat e armatosura të Serbisë vijojnë të jenë në gjendje gatishmërie, shefi I diplomacisë së Beogradit e bëri të qartë se shqiptarët nuk mund të jenë kryetarë në komunave me shumicë serbe në veri.

“Tani po i ruajnë kryetarët me pretekstin e ruajtjes së paqes. Duket se po i ruajnë nga pronarët e objekteve, serbët, nga ata që punojnë atje, që janë të punësuar atje. Nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe, ku serbët nuk i kanëzgjedhur”, tha ai.


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lëshoi më herët një paralajmërim të zymtë. Sipas tij, diçka që nuk është parë pritet të ndodhë në Kosovë, ku siç tha, situata është me e vështira deri më tani. “Kam frikë nga destabiliteti, madje edhe nga konfliktet e mëdha, sepse e di që serbët nuk mund të durojnë më, derisa ky, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ëndërron të jetë Zelensky”, tha Vuçiç.

Ai shtoi më tej se zyrtarët europianë ishin të shqetësuar mbi atë që do të ndodhte neveri, pasi sipas tij, serbët patjetër që do të protestojnë dhe do të kërkojnë kthimin ne objektet e tyre të uzurpuara. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë, por shtoi se çdo opsion tjetër do të ishte “mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj”.

Çfarë po ndodh në Kosovë?

Tensionet në veriun e Kosovës, vijojnë të mbeten të larta. Grupe qytetarësh serbë u mblodhën pranë objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç për të mos lejuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit. Forcat e policisë së Kosovës dhe trupat e KFOR-it të drejtuara nga NATO-ja kanë shtuar praninë e tyre para ndërtesave të komunave. Në Zveçan u hodh edhe gaz lot sjellës.

Policia e Kosovës njoftoi se “Protestuesit kanë tentuar që përmes dhunës dhe gazit lotsjellës të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur në objektin e komunës”. Siç thuhet, policia është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si spraj, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll Radio Evropa e lirë raporton se Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, është në negociata me KFOR, dhe ka kërkuar që kryetarët e rinj të mos hyjnë në objektet komunale.

Tjetër kërkesë, është që polica e Kosovës të tërheqë njësitë speciale nga veriu. Sakaq, ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hoveiner, thirri në një takim kryetarët e rinj të komunave të cilët u betuan pak ditë më parë. Trazirat e reja shpërthyen në 26 maj, kur qytetarët serbë ne veri u përleshën me policinë, teksa përpiqeshin të bllokonin hyrjen e kryetarëve në objektet komunale.




Skip to toolbar