SHBA: 1 në 3 gjyqtarë, pasuri 250 mijë euro, 25 herë më e lartë sa paga vjetore

AKTUALITET


Ambasada e SHBA ka shpërndarë të martën një mesazh sensibilizues për reformën në drejtësi, duke publikuar disa të dhëna alarmuese, ku rezulton se një në tre gjyqtarë deklaron pasuri 25 herë më të lartë se sa janë të ardhurat nga paga e tij. Shifrën alarmante e ka deklaruar nëpërmjet një videomesazhi të përgatitur nga USAID, ndërsa shprehet se SHBA mbetet e vendosur për të punuar me partnerët shqiptarë në ngritjen e një sistemi drejtësia të lirë nga korrupsioni.

 “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si USAID ka punuar me partnerë për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003. Ambasada e SHBA në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni. Ky është sistemi i drejtësisë që ju, populli shqiptar, meritoni”, deklaroi ambasada e SHBA.


USAID Fights Corruption in the Courts

🇦🇱️ | Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si USAID ka punuar me partnerë për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003. Ambasada e SHBA në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni. Ky është sistemi i drejtësisë që ju, populli shqiptar, meritoni. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit🇺🇸️ | The U.S. Government is committed to the fight against corruption and the respect for the rule of law all over the world. Fighting corruption is at the forefront of U.S. Embassy Tirana’s work in Albania. Each week we will highlight a different initiative that we have taken to combat corruption in Albania. This week learn how USAID/Albania has been working with partners to improve the judicial system since 2003. The U.S. Embassy in Albania will continue to work with Albanian partners to help build a justice system that is transparent, efficient, and free from corruption. This is the justice system you, the Albanian people, deserve. #AlbaniaFightsCorruption #StopCorruption

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Dienstag, 12. November 2019

Në videon e shpërndarë prej saj, ambasada e SHBA jep edhe shifrat e nxjerra nga raportet e ILDKPKI. “Paga mesatare e një gjyqtari shqiptar është 10 mijë euro në vit. Bazuar në të dhënat e ILDKPKI, 1 në 3 gjyqtarë deklaruan pasuri me vlerë mbi 250 mijë euro në vit. Disa deklarojnë edhe miliona dollarë”, shprehet SHBA në video, duke shpjeguar se pikërisht për të rritur transparencën dhe për të ulur korrupsionin në sistemin e drejtësisë, USAID ka investuar në aparatura që seancat gjyqësore të regjistrohen audio në të gjithë vendin. Sipas ambasadës së SHBA, qëllimi i këtij investimi ka qenë pikërisht trajtimi i praktikave korruptive nga ana e gjyqtarëve shqiptarë. USAID ka punuar me partnerë për të përmirësuar sistemin gjyqësor që prej vitit 2003. Deri tani USAID ka investuar në transparencën e gjykatave, por edhe në eficiencën për të mos vonuar dhënien e drejtësisë. Ndërsa gjatë vitit 2019-2020, USAID është përqendruar tek aksesi, duke instaluar pika informacioni elektronik për t’iu kundërvënë korrupsionit nga personeli i gjykatave.




Skip to toolbar