Makina përplas motorin në Korçë

AKTUALITET


Një person është plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi pasditen e së martës në aksin Pogradec-Korçë. Drejtuesi i një motori u plagos, pasi u përplas me një makinë. I plagosuri rreth 55 vjeç nga fshati Pirg ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi i makinës i dha ndihmën e parë drejtuesit të motorit, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen, Nga të dhënat e para shkak dyshohet shpejtësia dhe lagështira në rrugë. Shoferi i makinës është shoqëruar në polici, ndërsa i plagosuri ndodhet në spitalin rajonal të Korçës.





Skip to toolbar