SHBA nis hetime ndaj kompanive më të mëdha të internetit

Më të fundit


Autoritetet ligjvënëse në SHBA kanë hapur hetime ndaj disa kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë.

Komiteti për Drejtësi i Dhomës së Përfaqësuesve ka deklaruar se do të rishikojë “nga fundi në krye fuqinë e tregut, që kontrollohet nga platformat gjigante të teknologjisë”.


Asnjë kompani nuk u përmend me emër, por ekspertët e industrisë konstatuan se hetimet, të parat e këtij lloji nga Kongresi, kanë në shënjestër kompanitë: Facebook, Google, Amazon dhe Apple.

Sipas raportimeve në mediat amerikane, mësohet se Departamenti i Drejtësisë do të hetojë praktikat e konkurrencës në Google.

Sipas gazetës Wall Street Journal, Komisioni Federal i Tregtisë i ka siguruar të drejtat për të hetuar Facebook-un. Pas këtyre lajmeve, çmimet e aksioneve të katër kompanive ranë ndjeshëm. Në SHBA ka pasur presion në rritje për hetimin e këtyre kompanive.

Ndërkaq, në Europë, hetimet e ngjashme kanë rezultuar deri më tani me miliarda dollarë gjoba për Google.




Skip to toolbar