Sajojnë atentat, vihen në pranga “viktima” dhe “autori”

Më të fundit


Një atentat i sajuar për qëllime personale ka rezultuar ngjarja e 12 majit në qytetin e Vlorës, ku një makinë u qëllua nga plumbat, por asnjë prej tyre nuk kapi drejtuesin e mjetit, Romario Aliraj.

Pas hetimeve të kryera, policia e Vlorës ka dalë në përfundim se ky atentat ka qenë i sajuar nga Aliraj dhe shoku i tij, i identifikuar me iniciale A.V. ,të cilët janë arrestuar nga uniformat blu.


“Në vijim të veprimeve për zbardhjen e  ngjarjes së ndodhur më datë 12.05.2019, ku persona të paidentifikuar kanë tentuar të vrasin 24-vjeçarin Romario Aliraj, i cili në momentin e sulmit ishte duke drejtuar automjetin e tij Volkswagen Golf në autostradën Vlorë-Levan, policia në bashkëpunim me Prokurorinë  ka zbardhur ngjarjen, ku ka rezultuar se ngjarja është sajuar nga autori dhe shoku  i tij për interesa personale”, deklaroi policia e Vlorës.

Pas hetimeve, policia ka vënë në pranga 24-vjeçarin dhe kolegun e tij 51-vjeçar në këtë atentat të sajuar. “Nga hetimet e kryera dhe provat e administruara ka rezultuar se shtetasi A.V në bashkëpunim me vetë shtetasin  R.A, kanë përgatitur, simuluar dhe realizuar vetë ngjarjen në fjalë për interesa personale duke përdorur gjithashtu edhe një armë zjarri automatike”, deklaroi policia.




Skip to toolbar