SHBA, një person i vë flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahet gjyqi për Trump

BOTA


Një burrë i ka vënë flakën vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi për Donald Trump për paratë e heshtura. Burri ndodhej në zonën e caktuar të protestës jashtë gjykatës.

Një dëshmitar në vendngjarje tha se ai fillimisht hodhi fletushka në ajër dhe më pas i vuri flakën vetes. Sipas mediave të huaja, i riu është transportuar me barelë ndërsa raportohet se ka pësuar djegie të rënda.


Departamenti i policisë së Nju Jorkut është ende në vendngjarje dhe motivi është i paqartë. Zhvillimi tronditës erdhi menjëherë pasi përfundoi përzgjedhja e jurisë për gjyqin, duke i hapur rrugë prokurorëve dhe avokatëve mbrojtës për të bërë deklaratat hapëse javën e ardhshme për këtë çështje ndaj ish presidentit amerikan, që rrjedh nga paratë e fshehura të paguara për një yll porno./abcnews.al




Skip to toolbar