Shembjet te Astiri, IKMT: 33 objekte do të prishen, 21 janë shpronësuar

AKTUALITET


Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se janë 33 objekte që janë planifikuar për t’u shembur në zonën e Astirit, 21 prej të cilave kanë fituar dëmshpërblim për shpronësimin, ndërsa pjesa tjetër është skualifikuar nga procesi i legalizimeve pasi nuk përmbush asnjë kriter.

“Ka nisur mëngjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I. Janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështet në këtë aksion nga policia e shtetit”, njofton IKMT.

Punonjësit e IKMT kanë nisur aksionit që në orët e para të mëngjesit të së martës por është përballur me reagimin e dhunshëm të banorëve të zonës të cilët kanë qëlluar me gurë dhe me bomba molotov punonjësit e policisë, disa prej të cilëve janë plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.



Skip to toolbar