Arrestohet në Durrës me urdhër të SPAK Akil Nerjaku. Akil Nerjaku ishte shënjestra e atentatit që ndodhi në Durrës më 12 shtator 2022.
Atentati ndaj tij ndodhi në zonën e Plazhit, ku Nerjaku është qëlluar me armë teksa lëvizte me një automjet tip “Benz G klas”, por i ka shpëtuar plumbave.
Dyshohet se ndaj tij u qëllua me snajper. Nerjaku rezulton i arrestuar për armëmbajtje pa leje disa vite më parë dhe është liruar më pas nga Gjykata.