Ka arritur të mposhtë koronavirusin mjeku i njohur, Dhimitër Kraja.
Lajmin e mirë e jep ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan në “Facebook” se profesor Kraja sapo ka lënë ambientet e Spitalit Infektiv.
“Lajm shumë i mirë nga spitali infektiv🙏🏼 Sapo ka dalë i shëruar prof. Dhimitër Kraja!”, shkruan Manastirliu.
Mjeku i njohur, Dhimitër Kraja, kishte dalë në pension, por u rikthye tek Infektivi, për të shërbyer dhe ndihmuar stafin mjekësor në këto ditë të vështira të përballjes me COVID-19. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus, por fatmirësisht ka arritur ta mundë virusin vdekjeprurës.