Sherr me armë në Laknas, një i vdekur dhe një i plagosur

AKTUALITET


Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Laknas.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se policia ka arrestuar autorin.


Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Maliq Marku, rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Shefqet Hasa, rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin Besim Keça, rreth 50 vjeç.

Shtetasi Besim Keça, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar