Një sherr mes dy vëllezërve është shënuar mëngjesin e sotëm në Lezhë që ka degraduar në përplasje fizike.
Bëhet me dije se vëllezërit janë konfliktuar për një ngatërresë në lidhje me kufirin e tokës mes pronave të tyre.
Sherri mes vëllezërve për tokën ka nisur me fjalë dhe më pas ka përfunduar në konfortim fizik. Ky vëllezërit kanë qëlluar me grushta dhe sende njeri-tjetrin. Si pasojë një nga ata ka përfunduar në spitalin e Lezhës pasi ka marrë plagë.
Policia ka marrë në pyetje vëllezërit dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.