Sherr mes vëllezërve për pronën në Lushnje! Njëri e qëllon me sëpatë, tjetri ia kthen me armë zjarri

AKTUALITET


Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në vendin tonë në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, ku raportohet se një tjetër plagosje ka ndodhur, këtë herë në Çukas të Fier-Sheganit.

Raportohet se dy persona, vëllezër mes tyre janë konfliktuar me njëri – tjetrin, për arsye pronësie, e për pasojë situata ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta dhe atyre të zjarrit.

Konflikt mes vëllezërve për pronën në Fier-Shegan,

Ata janë dërguar të në spital, për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet përkatëse.

“Lushnjë/Informacion paraprak: Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sëpatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë. Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sëpatë), të përdorura gjatë konfliktit. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.



Skip to toolbar