Shi i dendur, miliona britanikë në luftë me ujin

AKTUALITET


Miliona britanikë u përballën me përmbytje, mëngjesin e së martës pasi reshjet e dendura pushtuan pjesën më të madhe të vendit duke shkaktuar përmbytje të rrugëve e metrove.

Policia në Kent dhe në Midlands i bëri thirrje shoferëve të shmangin rrugët e përmbytura pasi kjo mund të jetë vdekjeprurëse. Policia ka marrë thirrje të panumërta të njerëzve që kërkonin ndihmë pasi kishin ngecur në mes të rrugës së përmbytur ujë.


Zyrtarët e trafikut u detyruan të mbyllnin autostradën M25 në Kent gjatë natës, pasi një përplasje kamioni zbuloi dy pellgje të mëdha me ujë. Kjo shkaktoi vonesa të mëdha dhe trafik të dendur ndërsa u hap rreth orës 6 të mëngjesit.

Udhëtarët e hekurudhave u përballën me kaos në udhëtimin  e trenave mëngjesin e sotëm, për shkak të anulimeve të disa linjave që ishin përmbytur.

Pjesët veri-lindore të Anglisë dhe Midlands janë zonat që vuajnë pasojat më të rënda të reshjeve të shiut.




Skip to toolbar