Meta njofton një tjetër konferencë për shtyp pasditen e sotme

AKTUALITET


Pas vendimit për të çdekretuar datën e zgjedhjeve, Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë pasditen e sotme një tjetër konferencë për shtyp.

Zyra e shtypit pranë Presidentit, njofton mediat që konferenca për shtyp do të zhvillohet të martën në orën 16.00.


“Të nderuar kolegë!

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë sot një konferencë për shtyp në ora 16:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit.

Ftohet media të jetë e pranishme, edhe me transmetim LIVE!

Ju faleminderit për bashkëpunimin!”, njofton Presidenca.

Një ditë më parë, Meta firmosi live para kamerave dekretin e ri që anulon dekretin e vjetër për zgjedhjet e 30 qershorit, duke e lënë vendin pa një datë për zgjedhjet.

Në një fjalim prej 40 minutësh Meta dha argumentet e tij se pse po e merrte këtë vendim, ndërsa midis rreshtave përdori gjuhën e liderit të opozitës.

Ndërkaq maxhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit duke thënë se ai ka shkelur kushtetutën me këtë vendim.  




Skip to toolbar