Një magazinë me pajisje elektrike u përfshi nga zjarri në zonën e njohur si “4 rrugët e Shijakut”. Nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Zjarrfikëset bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e arsyeve të rënies së zjarrit.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka asnjë të lënduar.