Shijak, policia procedon të miturin, shkonte në shkollë me pistoletë

AKTUALITET


Policia e Durrësit sekuestroi të martën një pistoletë, e cila iu gjet një 13-vjeçari që e mbante me vete gjatë frekuentimit të shkollës. Në një komunikatë të Policisë së Durrësit, mësohet se gjatë këtyre ditëve janë zhvilluar kontrolle në shkolla me qëllim rritjen e sigurisë te nxënësit.

Sipas komunikatës, në qytetin e Shijakut, specialistët e Hetimit të Krimeve proceduan në gjendje të lirë një 13-vjeçar, nxënës i një shkolle 9-vjeçare, pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë imituese. Policia nuk jep detaje rreth identitetit të të riut dhe shkollës ku ai ndiqte mësimin.


“Policia në bashkëpunim me stafet pedagogjike, qeveritë e nxënësve dhe bordin e prindërve do vijojë të ushtrojë kontrolle përreth shkollave dhe brenda tyre në orare të përshtatshme, me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla për zhvillimin e një procesi mësimor sa më të sigurt”, thuhet në komunikatën e Policisë.




Skip to toolbar