Shijak, zjarr në një magazinë me pajisje elektrike

AKTUALITET


Një magazinë me pajisje elektrike u përfshi nga zjarri në zonën e njohur si “4 rrugët e Shijakut”.  Nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Zjarrfikëset bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e arsyeve të rënies së zjarrit.



Fatmirësisht nga zjarri nuk ka asnjë të lënduar.




Skip to toolbar