Shisnin drogë në afërsi të shkollave dhe zona të ndryshme në Tiranë, pranga 4 personave

AKTUALITET


Katër persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli 2”.

Dy prej tyre shisnin lëndë narkotike kanabis, në doza, në afërsi të një shkolle në rrugën “Ismail Qemali”.

Ndërkaq dy personat e tjerë e shisnin lëndën narkotike në zonën “Don Bosko”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan doza me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, shuma parash të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm, dhe dy grirëse për lëndën narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht edhe dy shtetas të tjerë.



Skip to toolbar