Droga në burgun e Fushë-Krujës pezullon 8 punonjës

AKTUALITET


Tetë punonjës të burgut të Fushë-Krujës janë pezulluar nga detyra, pasi është zbuluar një rast i futjes së lëndëve narkotike brenda ambienteve të burgut.

Pas një hetimi disamujor me metoda speciale nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve është bërë i mundur dokumentimi i një aktiviteti kriminal, ku një të dënuari i futej kanabis në burg nga bashkëshortja e tij, dhe më pas ai e shiste brenda ambienteve të IEBP-së së Fushë-Krujës.

Mësohet se i dënuari ua shiste lëndën narkotike të dënuarve të tjerë kundrejt kartave telefonike, me kosto 1 mijë lekë të reja.

Ndërkohë, nga ana e OPGJ-së së drejtorisë së SHKBB-së, është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Rrethit Krujë me nr. 286 akti, date 02.11.2019, ku për shtetasin Isuf Rama është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest me burg” dhe për bashkëshorten e tij Shkëndije Rama ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

Forcimi i masave të sigurisë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Veprave Penale ka qenë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë, ku janë ndërmarrë një sërë masash të forta ndaj të gjithë shkelësve të ligjit.

Ndërkohë, së fundmi ministrja Gjonaj ka ndërruar të gjithë shefat e policisë së Burgjeve duke i dhënë përparësi figurave me integritet dhe përgatitje të lartë profesionale.

Punonjësit e pezulluar janë:

1-B. A, i datëlindjes 18.06.1968, lindur në Lezhë e banues në Tiranë, me detyrë specialist i regjimit të jashtë;

2-S.Xh, e datëlindjes 25.02.1964, lindur në Dibër e banuese në Tiranë, me detyrë kontrollore e familjareve;

3-L.C, e datëlindjes 31.03.1961, lindur e banuese në Fush Krujë, me detyrë kontrollore e familjareve.

4-L. S, i datëlindjes 16.04.1964, lindur e banues në Fush Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

5-A.D, i datëlindjes 18.07.1979, lindur e banues në Fush Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

6-O.K, i datëlindjes 07.07.1986 lindur e banues në Fushë Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

7-D. P, i datëlindjes 10.11.1968, lindur e banues në Fushë Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

8-L.C, i datëlindjes 21.01.1973, lindur e banues në Krujë, me detyrë. Punonjës policie në regjim të brendshëm.



Skip to toolbar