Dy furgonë fusin në mes veturën, plagosen 4 veta

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Luz. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Të plagosurit janë Metush Brinja, 74 vjeç, Xhevahire Brinja, Behije Brinja nga Kukësi, të cilët udhëtonin në makinë së bashku, ndërsa e plagosura tjetër është Dila Shota. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete, dy furgonë dhe një makinë vogël tip Audi.


Aksidenti dyshohet se ka qenë zinxhirë pasi makinat kanë qenë njëra pas tjetrës, ndërsa Audi ka qenë në mes. Shkak i këtij aksidenti dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë.

Po ashtu gjatë natës një aksident tjetër ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Vorë në afërsi të Urës së Gjolës. Një autoveturë ku udhëtonte një i ri ka goditur nga pas një kamion në ecje. Për pasojë është plagosur shoferi i autoveturës, i cili është dërguar me urgjence në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.




Skip to toolbar