3 persona u arrestuan gjatë një aksioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe saj italiane për të luftuar rrjetin e trafikut të drogës. Gjatë operacionit të koduar “Transportuesi 2018” policia shqiptare arrestoi në Durrës shtetasin E. M., 30 vjeç, lindur në Ersekë. Ndërsa 2 persona të tjerë u arrestuan në Itali, gjatë aksionit që u zhvillua në të njëjtën kohë.
Të arrestuarit funksiononin si një grup kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, vepronin në Itali e Shqipëri ku trafikonin kryesisht heroinë, kokainë dhe marijuanë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tyre kriminal dhe të përfshirëve të tjerë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.