Përmbyset në rrugë autoboti i mbushur me gaz, bllokohet qarkullimi

AKTUALITET


Një autobot i mbushur me gaz është përmbysur në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur pasoja në njerëz dhe autoboti nuk ka pësuar çarje nga batimi, në të kundërt pasojat mund të ishin të mëdha.

Aksidenti ka ndodhur pranë zonës së quajtur kthesa e Muzinës. Shkak për këtë aksident është bërë lagështia në rrugë, nga reshjet e shumta të shiut në zonë.


Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.




Skip to toolbar