Shkencëtarët japonezë krijojnë gjakun artificial

AKTUALITET


Pavarësisht faktit se njerëzit kanë grupe të ndryshme gjaku, gjetja e tij në një të ardhme të afërt nuk do të jetë më problem. Kjo për shkak se një grup shkencëtarësh japonezë kanë krijuar gjakun artificial, që do të mund të përdoret nga të gjithë njerëzit, pavarësisht grupit të tyre të gjakut.

Sipas organizatës Botërore të Shëndetësisë çdo vit dhurohen në mbarë botën 117.4 miliard qese gjaku, por prapë e gjithë kjo sasi është e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat për gjak që kanë njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e ndryshme, por edhe për shkak të aksidenteve që ndodhin çdo ditë.

Ndaj dhe zbulimi më i fundit i shkencëtarëve japonezë përbën një shpikje “magjike” dhe thelbësore për shëndetësinë.

Gjaku artificial është i pasur me oksigjen dhe rruaza të kuqe dhe në raste prerjesh apo gërvishtjesh, personat të cilët kanë bërë një transfuzion të mëparshëm duke marrë këtë lloj gjaku do të kenë  koagulim shumë të shpejtë duke ndaluar kështu gjakderdhjen.

Eksperimenti u realizua me 10 lepuj, dhe 6 prej tyre arritën të mbijetonin pas injektimit të gjakut artificial në lëkurë. Mendohet se kjo shpikje do t’i vijë në ndihmë të gjithë personave që kanë probleme shëndetësore dhe rrezikojnë jetën nga mungesa e gjakut.

Kampionet e gjakut artificial do t’u vijnë në ndihmë personave të dëmtuar që në vendin e ngjarjes dhe nuk është e nevojshme që pacienti të shkojë në spital dhe të marrë ndërhyrjet e duhura në bazë të grupit të gjakut.

Kjo është një risi në metodat mjekësore, pasi ndryshe nga më parë, gjaku do të jetë universal dhe jo i ndarë në grupin “A”, “B”, “AB” apo “0”.



Skip to toolbar