Shkodër, gjendet i vdekur në rrugë një person

AKTUALITET


Të enjten është gjetur një person i pajetë në rrugën nacionale Shkodër-Bushat.

Sipas informacionit zyrtar dhënë nga Policia e Shkodrës, personi i pajetë është shtetasi me inicialet A.Sh., 42 vjeç, banues në fshatin Melgushë në Shkodër.


Policia njofton se nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

 Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave në Shkodër, pranë trupit të personit është gjetur dhe një armë gjahu.

Megjithatë, policia është duke vijuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar