Calja i pastër nga dopingu. Konfirmohet medalja e Botërorit

AKTUALITET


Medalja e bronztë, që Briken Calja mori në Botërorin e Tajvanit, tashmë mund të quhet zyrtarisht e fituar. Një muaj pas përfundimit të kampionatit botëror, Agjencia Ndërkombëtare e Antidopingut nuk ka informuar për probleme me dopingun për peshëngritësin shqiptar. Ndaj, pasi janë djegur të gjitha afatet për sinjalizimin në rast se do të kishte doping, Briken Calja konfirmohet si fitues i medaljes së bronztë në peshën 73 kg në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, që u mbajt në 21 shtator në Tajvan.

“Jashtëzakonisht i lumtur! Medalja botërore është e Shqipërisë, e shqiptarve dhe personalisht e imja. Ka kaluar çdo afat i mundshëm për të shuar dyshimin e mendjes më skeptike në lidhje me medaljen e Botërorit të Tajlandës.  Çdo afat kohor për testet anti-doping ka përfunduar dhe mund të themi plotësisht të bindur që Shqipëria ka një medalje bronzi botërori të përfaqësuar nga Briken Calja”, shkruan peshëngritësi në një koment të ti.


Briken Calja, që është fitues i dy herë radhazi edhe i Kampionatit Europian të Peshëngritjes, fitoi vendin e tretë në Botërorin e Tajvanit në peshëngritje. Ai u shpall i treti në stilin e shkëputjes në peshën 73 kg, duke ngritur në dy prova 151 dhe 156 kilogramë, ndërsa nuk u ngjit në provën e tretë në pedant. Ndërsa në stilin e shtytjes, ai u klasifikua në vendin e 13-të, me 181 kilogramë, por nuk ia doli në dy provat e tjera.




Skip to toolbar