Shkon në 46 numri i viktimave, Covid i merr jetën 65-vjeçarit nga Tirana, kishte sëmundje bashkëshoqëruese

CORONAVIRUS


Një tjetër pacientë ka ndërruar jetë nga COVID-19 në vendin tonë, duke e çuar numrin total të viktimave që nga nisja e pandemisë në 46. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një 65-vjeçar ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, ndërsa kishte dhe sëmundje bashkëshoqëruese.

Njoftimi:


Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacienti 65-vjeçar me COVID19, kishte sëmundje bashkëshoqëruese

Pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, një 65 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz. 65-vjeçari i konfirmuar me Covid19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.
Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.




Skip to toolbar