Pas tre refuzimeve, Kuvendi miraton kandidatin e katërt të Metës për kreun e KLSH

AKTUALITET


Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar sot me 15 vota pro, 2 kundër dhe 1 votë abstenim, kandidaturën e Arben Shehut, i propozuar nga Presidenti Ilir Meta për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Pas seancës dëgjimore të realizuar online, kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi deklaroi se kandidatura e Arben Shehut do t’i përcillet për votim të mëtejshëm seancës së Parlamentit të Shqipërisë.


Ajo nuk bëri të ditur emrat e dy deputetëve që kishin votuar kundër dhe atij abstenim, por tha se maxhoranca në Komision vendosi ta kalojë këtë propozim për t’iu nënshtruar votimit të fshehtë në seancën e Kuvendit.

Kjo është kandidatura e parë e propozuar nga Presidenti që kalon me votat pro të maxhorancës në Komisionin e Ekonomisë, ndërkohë që emrat e tjerë janë rrëzuar para se të cohën në seancën plenare.

Arben Shehu është kandidati i katër i Presidentit, Ilir Meta që i dërgohet Parlamenti për votim.

Më herët shumica parlamentare ka rrëzuar emrin e Petraq Milos, kandidaturën e Vitore Tushës dhe atë të Bahri Shaqarit, të tre emrat u propozuan si emra potencial për të zëvendësuar Bujar Leskën në krye të KLSH.

Ndërkohë që sot votoi për kalimin e emrit të Arben Shehut në seancën plenare për votim.




Skip to toolbar