Shkrihet Gjykata Kavajës, Sakja nis peticion: Projekt kriminal

AKTUALITET


Kreu i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja ka nisur një peticion drejtuar banorëve kundër projektit të qeverisë që synon shkrirjen e disa gjykatave dhe krijimin e një harte të re gjyqësore. Gjykata e Kavajës preket nga ky vendim dhe kompetencat e saj do t’i kalojnë Gjykatës së Durrësit.

Sakaj me një reagim Facebook ka thënë se ky është një “projekt kriminal i qeverisë, pasi përkthehet në kosto shtesë për qytetarët e Kavajës dhe anomali në ushtrimin e detyrës të dhjetëra avokatëve në qytet.”

Kryebashkiaku i Kavajës cilëson se një vendim i tillë është marrë pa u bere një studim i detajuar për efiçencën e kësaj gjykate dhe pa u konsultuar me grupet e interesit.

“Gjykata e Kavajës ka një volum të madh pune me mbi 2500 çështje të trajtuara në një vit, por kjo nuk e pengoi qeverinë ta mbylle atë. Ky projekt është në vazhdën e disa pseudoreformave të kësaj Qeverie kundër qytetareve te Kavajës, duke i larguar te gjitha shërbimet pranë qytetareve dhe duke i endur nëpër qytete te tjera midis Durrësit dhe Tiranës.” – shkruan Sakja

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157117308426636&set=a.10152641401881636&type=3&theater


Skip to toolbar