Ndalimi i publikimit të audiopërgjimeve, PD: Rama shantazhon gazetën gjermane

AKTUALITET


Mbrëmjen e së mërkurës Partia Demokratike reagoi zyrtarisht, në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për ndalimin e publikimit në media, të audiopërgjimeve, ku dyshohet se është i implikuar Vangjush Dako dhe zyrtarë të tjerë të PS në Durrës e Shijak, për blerje të votave. Sipas PD, ky vendim i Prokurorisë është politik, ndërsa e cilëson Arta Markun dhe Donika Prelën si pjesë të të njëjtit grup kriminal që vjedh votat.

“Në vend që, sot, politikanët e kapur në shitblerje votash me krimin, të ishin me pranga në duar; në vend që Kryeministri të jepte dorëheqjen dhe të vihej në dispozicion të hetimit për zbardhjen e krimeve zgjedhore; Edi Rama urdhëron shantazhimin dhe kërcënimin ndaj gazetës gjermane BILD dhe mediave shqiptare që nxorrën në dritë krimin zgjedhor”. 


Kërcënimet e shërbëtoreve të tij provojnë se Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në krim Vangjush Dako, Astrit Avdylaj, garantet e mosndëshkimit të këtyre krimeve elektorale, Arta Marku dhe Donika Prela, janë e njëjta dorë kriminale, pjesë e të njëjtit grupi të strukturuar kriminal që: – vjedh votat,  – dhunon votuesit,  – manipulon hetimet, – dhe kërcënon mediat”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PD.

Më tej, sipas PD, Edi Rama kërkon të blejë kohë, ndaj nuk ka reaguar deri më tani, ndërsa sipa selisë Blu, Kryeministri është ilegjitim dhe e vërteta nuk mund të mbulohet.

Edi Rama, përfituesi nga blerja e votave prej bandës së Avdylajve kërkon të blejë kohë, duke urdhëruar prokurorinë e kontrolluar prej tij, të artikulojë teza të rrezikshme për demokracinë në vend dhe lirinë e medias. Edi Rama vetë po hesht, siç bën gjithmonë, kur kapet me fakte në krim. Këtë rradhë, as heshtja, as shërbëtoret e tij në prokurori, nuk mund të mbulojnë dot të vërtetën që tani ka marrë përmasa europiane: Edi Rama është një Kryeministër ilegjitim, që e ka shndërruar Partinë Socialiste në një strukturë të kriminalizuar, në shërbim të pushtetit të tij personal”, shkruhet në deklaratë.

Në fund, PD fton gazetarët të vazhdojnë misionin e tyre, ndërsa prokurorëve u bën thirrje të mos u binden urdhrave politikë.

“Partia Demokratike inkurajon gazetarët të vazhdojnë të kryejnë misionin e tyre për të informuar publikun mbi të vërtetën e tmerrshme se Shqipëria drejtohet nga krimi i organizuar”.

“Partia Demokratike inkurajon çdo prokuror të mos i bindet urdhrave politikë të një Kryeministri të kriminalizuar apo veglave të tij në drejtimin e Prokurorisë. Vënia përpara drejtësisë e pushtetarëve që kanë bashkëpunuar në zgjedhje me krimin e organizuar, është shërbimi më i madh ndaj interesit publik”.

As heshtja, as përdorimi i Prokurorisë, nuk i jep dot më shumë jetë kufomës politike të Edi Ramës. Asgjë dhe askush nuk e shpëton dot atë dhe pushtetin e tij të inkriminuar”, përfundon deklarata e Partisë Demokratike.

Përgjimet e fundit Dako-Avdylaj:



Skip to toolbar