Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, detajet e para

AKTUALITET


Një banesë është shkrumbuar nga flakët në fshatin Gimaj të Njesisë Administrative Shalë, në Shkodër.

Banesa është shkrumbuar totalisht, por fatmirësisht nuk ka pasur persona që jetojnë në këtë banesë.


Forcat zjarrfikëse kanë marrë informacion dhe së bashku me policinë po hetohet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nuk dihen arsyet e djegies së kësaj banese. Dyshohet se ngjarja mund të ketë qenë aksidentale.




Skip to toolbar