U shoqërua në polici gjatë aktivitetit, lirohet ish-deputeti Eduard Ndocaj

AKTUALITET


Ish-deputeti Eduard Ndocaj, që u shoqërua sot në polici gjatë aktivitetit të përurimit të shtëpisë së Gjergj Fishtës, është liruar.

Policia shprehet se Ndocaj nuk ishte i ftuar në këtë aktivitet. Ndocaj i është përgjigjur forcave policore: “Kush ju ka thënë se unë nuk duhet të jem në këtë ceremoni”, iu ka thënë Ndocaj-policëve.


Forcat policore e kanë shoqëruar Ndocajn, sepse ky i fundit ishte pa ftesë në aktivitet.

Gjatë shoqërimit në komisariat, Eduard Ndocaj ka deklaruar se ka bërë operacion në Itali. Pasi është mbajtur për disa orë në komisariat në Lezhë, Ndocaj është liruar.




Skip to toolbar