Në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi tritoli ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga 24 vjeçari Oltjon Muçaj në Kamëz.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”.
Si pasojë e shpërthimit, raportohen vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme të lokalit ku janë thyer disa xhama.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe kapjen e autorit që dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse.