Gjimshiti: Kemi tifozët më të mirë në botë. Kualifikimi? Përjetim i papërshkrueshëm

KOMBËTARE


Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti u shpreh i kënaqur pas barazimit 1-1 me Moldavinë, rezultat ky që solli biletën për në Euro 2024.

“Përjetim i papërshkrueshëm. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. Një pikë na çoi në Europian, jemi të gjithë të lumtur. Sa shumë shqiptarë që kishte në stadium, i falenderoj shumë të gjithë. Kemi tifozët më të mirë në botë.  


E kemi kuptuar që do të shkonim në Europian, kur fituam me Çekinë 3-0, ajo na dha vetëbesim. E menduam të gjithë që ishim të kualifikuar, por duhet të ishim të gjithë me këmbë në tokë. Gjithçka u arrit. 

Edhe herën e fundit isha në eliminatore, pastaj nuk shkova në Europian, të presim (qesh). Rëndësi ka të kemi shëndetin. Duhet të shfrytëzojmë çdo moment dhe të ndjejmë atë emocion”, u shpreh Gjimshiti.




Skip to toolbar