“Shpresoj që rindërtimi të bëhet aq shpejt sa vjen kafeja”

POLITIKË


Kryeministri Rama ka gjetur kohën të bëjë edhe batuta në takimin me ambasadorët, ndërsa fliste për komitetin e menaxhimit të fondeve.

 “Na jepni dijet më të mira që keni për këtë. E di që paratë janë thelbësore, por dija është themelore për t’i shpenzuar në mënyrën më të mirë. Njerëzit po kontribuojnë me zemrën plot ndaj s’mund të lejojmë që ky proces të prishet nga mungesa e transparencës, nga abuzivizmi e korrupsioni, ndaj na duhet ndihmë të ndërtojmë mekanizëm transparence. Komiteti do i shërbejë gjatë periudhës së emergjencës e më pas qeverisë. Çdo qindarkë euro e dollarë duhet të jetë i dukshëm për njerëzit për të treguar se çfarë është bërë me të. Ka edhe një gjë që është yckël se duhet vepruar shpejt, s’ka kohë të ndjekim procedurat e zakonshme që ndonjëherë kërkojnë një vit, duhet vepruar shpejt e me transparencë ndaj duhet të jetë me dobi të marrim ndihmë dhe dije për këtë. Do ndalem këtu se pagjumësia e adrenalina më bëjnë të harroj kur duhet të ndaloj dhe nëse më lejoni… Ku është kafeja? Ku është kafeja e 16-të e ditës, për miqtë? Magjike, shpresoj që rindërtimi të jetë kështu, ti thua kafe dhe kafja vjen”, tha Rama.



Skip to toolbar