Shqipëria dhe Kosova bashkë edhe për 28 Nëntorin, ceremonia e posaçme në Vlorë

AKTUALITET


Sot Shqipëria feston 110 vjetorin e pavarësisë, ndërsa në vend pritet të zhvillohen aktivitete të ndryshme për këtë përvjetor.

Në Vlorë ka nisur ceremonia e posaçme, ku i pranishëm është kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti ndërsa kremtimet do të mbyllen në kryeqytet me një koncert në sheshin Skënderbej, të këngëtares me famë botërore Dua Lipa, e cila dje mori shtetësinë shqiptare nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj.


Gjithashtu në ceremon ikanë marrë pjesë edhe presidentët Bajram Begaj e Vjosa Osmani si dhe disa ministra të dy qeverive.

Kujtojmë se dje Kuvendet e Shqipërisë dhe të Kosovës zhvilluan një mbledhje të përbashkët në Tiranë, ku diskutuan për të thelluar bashkëpunimin në shumë fusha.

Kjo mbledhje e parë mes dy kuvendeve, u mbajt me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.




Skip to toolbar