Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Rama: Krenar! Shndrit!

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka uruar Shkodrën Elektronike me këngën “Zjerm” për kualifikimin në finalen e Eurovision 2025, që po zhvillohet në Bazel të Zvicrës.

Me simbolet e zjarrit, Rama shkruan krahas performancës së Shqipërisë “Shndrit”, që është edhe një nga vargjet e këngës “Zjerm”.

“Zjerm në finalen e 17 Majit në Eurovision. SHNDRIT-SHNDRIT-SHNDRIT. Krenar për Shqipërinë”, shkruan Rama.

“Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” solli në një performance energjike duke ndezur skenën e Eurovision 2025, ku u shfaqën një përzierje të elementëve modernë dhe traditës kombëtare.



Skip to toolbar