Ilir Meta priti 11 vjetorin e protestës më të madhe popullore kundër korrupsionit të tij, për të paralajmëruar kthimin në politikë, kundër atyre që e zgjodhën si President.
Në një prononcim për mediat nga Korça, ku shmangu cdo përgjigje lidhur me pyetjet mbi 21 janarin, Meta tha se mezi pret të lirohet nga posti i Presidentit dhe t’i bashkohet popullit të 2 marsit në beteja të vërteta.
“Nuk kam asnjë interes se çfarë do të vendosi gjykata Kushtetuese për vendimin e Parlamentit të shkarkuar pas zgjedhjeve të 25 prillit, për të shkarkuar Presidentin e Republikës.
Do të vazhdoj deri më 24 korrik. Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe makinat e policisë, sepse mezi po më pret populli i 2 marsit dhe unë mezi po pres t’i jap më të mirën time atij populli të mrekullueshëm. Jini të duruar. Unë do të kthehem te populli i 2 marsit, ata i kanë të gjitha”, tha Meta.
