Shqipëria vijon të rrëshqasë në renditjen e FIFA-s

Më të fundit


Shqipëria vijon të humbasë pozicione në renditjen e FIFA-s, edhe për muajin mars 2019. Humbja me Turqinë në Shkodër, e para nga ndeshjet eliminatore të Euro 2020, i ka kushtuar 1 vend tjetër kuqzinjve në renditjen Botërore, duke zbritur në vendin e 62-të.

Ndërkohë fitorja me Andorrën, nuk ka zbutur aspak humbjen e pikëve të Shqipërisë për shkak të koeficientit të ulët që ka kjo skuadër.


Ndryshe po ndodh me Kosovën, që ka fituar edhe 3 pozicione të tjera, duke u ngjitur në vendin e 127-të. Përsa i përket renditjes Botërore vendin e parë e mban Belgjika, me një pikë me shumë se Franca, Kampionia e Botës në fuqi. Brazili mban vendin e tretë, ndjekur nga Anglia dhe Kroacia.




Skip to toolbar