Shtyhet afati për regjistrimin e popullsisë dhe banesave

AKTUALITET


Censi i Popullsisë dhe Banesave është shtyrë me një afat deri në datën 15 nëntor. Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e INSTAT Dhurata Dhuli, e cila theksoi se procesi nuk është mbyllur kryesisht në zonat e rindërtimit në Tiranë, Durrës, Kurbin dhe Krujë.

Drejtoresha e INSTAT argumentoi se aktiviteti i censit të popullsisë dhe banesave ka pasur ecuri pozitive, ndërsa theksoi se 5240 anketues kanë trokitur nëpër shtëpi. Sipas saj 3% e zonave në të gjithë territorin nuk janë numëruar.

“Procesi nuk është mbyllur kryesisht në zonat e rindërtimit si Tiranë, Durrës, Kurbin, Kruje dhe ndonjë zonë tjetër që ka zona në distanca të largëta.

“Nuk ka asnjë gjobë për informacione të rreme. Kemi shkuar me shumë se 3 herë nëpër shtëpi” tha Dhuli ne nje deklarate.

Censi duhej të mbaronte në 31 tetor por u vendos të shtyhet më 15 nentor.



Skip to toolbar