Shtyhet seanca për Çekajn

AKTUALITET


Shtyhet sërish seanca për pronarin e kompanisë “Arbri Garden” Arbër Çekajn, i akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori.

Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë një CD e sjellë si provë, që sipas avokatit nuk hapej. Seanca e radhës do të mbahet më 4 mars, ora 11:00.

Gjatë zhvillimit të seancës në Gjykatën e Posaçme ishin pjesëmarrës për të monitoruar edhe përfaqësues të ambasadës amerikane dhe gjermane.

Kujtojmë që Çekaj u arrestua nga policia për pritjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit në vitin 2018. Droga ishte fshehur në kontenierë, ndërsa Çekaj përdorte emrin e kompanisë së tij të importit të frutave për të fshehur transportin e drogës.



Skip to toolbar