Shtyhet seanca për Veliajn/ Prokurorët kanë paraqitur prova të reja, kërkohet kohë për shqyrtimin e tyre

AKTUALITET


Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të shtyjë seancën në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar me urdhër të SPAK.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se prokurorët e çështjes kanë paraqitur prova të reja, ndërsa për këtë arsye është kërkuar kohë nga mbrojtja e kryebashkiakut.

Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën në orën 12:30 minuta. Avokatët e kryebashkiakut kanë kërkuar shfuqizim të masës së arrestit në burg ose ndryshim me një masë më të lehtë, duke ofruar edhe garanci pasurore.

Avokati i mbërritur nga SHBA Joshua Robert ka bërë kërkesë për të marrë pjesë në seancë në cilësinë e vëzhguesit, por gjykata refuzoi prezencën e avokatit amerikan, të ishte në seancë në cilësinë e vëzhguesit.

Të pranishëm në seancë janë edhe dy prokurorët e posaçëm Altin Dumani dhe Ols Dado.



Skip to toolbar