“ABC News” dhe Angi Ricerche, një prej firmave me prestigjioze të sondazheve në Europë, publikojnë në emisionin ‘Real Story’ nga Sokol Balla, sondazhin e parë parazgjedhor kombëtar për zgjedhjet e 11 majit.
Pyetjes në sondazh, se si jetohet sot në Shqipëri, bashkëautori i sondazhit të “Angi Recerche”, Fabio Biccari, shpjegoi se janë bazuar në kërkime që janë bërë më parë.
Sipas sondazhit vlerësimi është krahasuar me 2021;
Shumë mirë – 6.3 %
Mirë- 45.8 %
Keq- 40.1 %
Shumë keq – 7.8 %
Sondazhi do të publikohet çdo të hënë në orën 20:00 në Real Story, në programin e drejtorit editorial të ABC News, Sokol Balla, në komentet e analistëve, ndër më të njohurit në vend.