Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar në rrjetet sociale, mendimet e qytetarëve që kanë zgjedhur të lëvizin në autostradën e inaguruar pak ditë më parë, Thumanë-Kashar.
Ata e shohin si një shpëtim nga trafiku, kursim nafte dhe kohe. Sipas tyre kjo rrugë përmbush standardet europiane dhe ka lehtësuar qarkullimin e tyre.https://www.facebook.com/watch/?v=1009031797289397&t=2
“Na ka shpëtuar. Jashtëzakonisht e mirë, shkojmë e vijmë shumë shpejt.
Rrugë europiane, na ka kryer shumë punë për ne që punojmë me transport. Trafik nuk ka.
Shumë e mirë, bravo atij që e ka bërë këtë. Na ka lehtësuar goxha ne që punojmë përditë këtej.
Shumë mirë ishallah na ecën mbarë, kursen naftën.
Shyqyr që u bë aman, se na shpëtuat”.
Një arritje për kombin shqiptar e cilëson një tjetër drejtues nga Kosova, i cili thekson se me rrugën e vjetër kanë hasur shumë vonesa.