Baba Mondi: Si u zbuluan terroristët për Novruz

AKTUALITET


Kreu i Gjyshatës Botërore të Bektashinjëve, Edmond Brahimaj foli rreth zbulimit të celulës terroriste iraniane, që kishte planifikuar sulme në Shqipëri. Në një intervistë për News 24, Baba Mondi tregoi se ishte njoftuar për planin e kësaj celule terroriste gjatë kohës kur ishte duke kremtuar festën e Sulltan Novruzit në mars të vitit të kaluar.


“Ishim në fillimin e kremtimit të festën kur e morëm vesh se do kryheshin akte terroriste ndaj nesh dhe kundërshtarëve të Iranit. Zoti na nderoi që asgjë s’do të ndodhte. U kapën në kohë. Foli dhe Pompeo, se ata ishin për një akt terrorist në Shqipëri. Kjo nuk është pjesë e besimit, por e njerëzve që duan të krijojnë përplasje. Feja islame është feja e paqes dhe dashurisë. I lutem Zotit të kemi sa më pak njerëz të tillë”, u shpreh Baba Mondi.


A duhet t’i strehonim iranianët MEK?

Ai tregoi se Gjyshata bashkëpunoi me anti-terrorin, ndërsa personat e arrestuar në mars të vitit të kaluar. “Jo nuk arritën. I kapën te hyrja, pa krijuar incident. Kemi bashkëpunuar me anti-terrorin. Edhe komunitetet fetare kanë dhënë mbështetjen e tyre. Kjo është e hapur, nuk ndalojmë njeri. Nuk kemi marrëdhënie të ngushtë me ta, sepse ne jemi të besimit dhe nuk kemi punë me politikë. Jo, nuk kemi pasur asgjë të dyshimtë, vazhdojmë punën normalisht. Ndodhi pas kapjes së personave. Policia i kishte kapur ata, na pyeti neve kush janë ata. Ne i thamë që ata kanë ardhur si gazetarë dhe jo si terroristë”, u shpreh Baba Mondi.

Në mars të vitit të kaluar u ndaluan dy iranianë me inicialet F.Z., 65 vjeç dbe S.M., 59 vjeç. Ata u zbuluan nga SHISH duke bërë foto në Gjyashtën e Bektashinjëve ditën që do të kremtohej Sulltan Novruzi. Personat deklaruan se ishin gazetarë dhe kishin ardhur me ftesë të Gjyashtës. Megjithatë, dy të ndaluarit u lanë të lirë nga gjykata, ndërsa policia konfirmoi të martën se ata ishin pjesë e grupit terrorist që kishte parashikuar sulme ndaj opozitës iraniane që ndohet në Shqipëri.




Skip to toolbar